LAJME

Ads

Horoskopi ditor, 18 korrik 2013

Dashi

Do luftoni fort sot për ta larguar rutinën nga jeta juaj ne çift dhe do ndiheni me mire për këtë fakt. te dy do tregoheni me te hapur dhe do provoni eksperienca te reja. Beqaret edhe pse do mërziten mjaft për shkak te vetmisë nuk duhet te dorëzohen apo te bien ne pesimizëm. Ne planin financiar do kryeni transaksione me rëndësi te madhe dhe situata do jete goxha e qëndrueshme.


Demi

Jeta ne çift do jete përgjithësisht e qete dhe aspak problematike. Edhe pse tundimi mund te jete i forte për një person qe do takoni rishtazi nuk do e tradhtoni atë qe keni ne krah. Beqaret me shume gjase do gjejnë personin e tyre te ëndrrave dhe do ndihen te plotësuar. Ne planin financiar duhet ta shtrëngoni pak rripin sot qe ta keni te nesërmen te siguruar.

Binjaket

Atmosfera ne çift do jete mjaft e ngrohte gjate kësaj dite dhe do keni mundësinë te flisni me qetësisht me partnerin tuaj. Do i zgjidhni një nga një te gjitha problemet qe keni pasur. Edhe për beqaret do jete dite me fat. Mundësitë për te njohur persona te rinj do jene te shumta. Financiarisht do përballeni me momente te vështira kështu qe duhet te bëni kujdes me shpenzimet.Gaforrja

Do ndërtoni një mur te forte sot i cili do e mbroje jetën tuaj sentimentale. Pritet qe dita te jete e mire dhe te mos keni asnjë kontradikte me partnerin. Beqaret nuk duhet te nxitohen për te krijuar një lidhje. Njihuni mire me personat qe do takoni e me pas mendohuni çfarë hapash te hidhni. Ne planin financiar do keni surpriza te njëpasnjëshme te cilat sigurish do ua ngrenë moralin.
Luani

Pas një periudhe te vështirë për jetën tuaj ne çift, sot do fillojnë te lindin rrezet e para te diellit. Do i kuptoni gabimet qe keni bere dhe do dini te kërkoni falje. Beqaret duhet te joshin personat qe do takojnë, por jo te kalojnë limitet. Financat do jene goxha te dobëta. Shmangni sa te mundni shpenzimet për gjera te kota sepse situata mund te vështirësohet edhe me shume.

Virgjeresha

Dite e vështirë kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Nuk do bini dakord për shume gjera me partnerin dhe kjo do e acaroje atmosferën. Për beqaret do ketë surpriza te njëpasnjëshme. Përgatituni për një dite shume ndryshe nga ato qe keni jetuar deri me sot. Financat do jene te mira, por duhet ende pune qe te keni përmirësimet qe keni dëshiruar.

Peshorja

Venusi, perëndesha e dashurisë do jete aleati juaj me i forte gjate kësaj dite. Ky planet do ua ndriçoje mendimet dhe do e dini mire çfarë hapash te hidhni për ta çuar me tej lidhjen. Beqaret do parapëlqejnë me shume flirtet dhe aventurat afatshkurtra sesa lidhjet serioze. Mundësitë nuk do mungojnë. Ne planin financiar është momenti i duhur për te investuar.

Akrepi

Do e mbroni gjithë kohës jetën tuaj ne çift gjate kësaj dite dhe nuk do lejoni askënd te ndërhyjë ne te. Komunikimi me partnerin do jete shume i mire. Beqaret i pret një dite emocionuese dhe me një takim fantastik. Shfrytëzojeni sa te mundni! Ne planin financiar duhet te merrni disa masa strikte ne mënyrë qe situata te mos behet problematike.

Shigjetari

Nëse marrëdhënia ne çift nuk ka qene aq e mire sa me pare duhet te tregoheni edhe me te kujdesshëm sot. Mundohuni te flisni hapur me partnerin tuaj dhe t’i zgjidhni me qetësi te gjitha konfliktet. Beqaret nuk duhet te bëjnë asnjë lloj sakrifice për te bere për vete dike. Lërini gjerat te rrjedhin vete. Financiarisht do jeni me fat dhe nuk do keni asnjë problem.
Bricjapi

Dita nuk do jete shume e mire për ata qe janë ne një lidhje. Nuk do keni ndarje përfundimtare megjithatë do vendosni te qëndroni pak larg njeri-tjetrit për te reflektuar mbi te ardhmen. Beqaret do takojnë persona te rinj dhe do ndihen me se miri pranë tyre. Ne planin financiar do keni fat dhe një përmirësim te ndjeshëm te situatës. Kujdes mos shpenzoni shuma marramendëse.

Ujori

Jeta juaj ne çift do jetë mjaft e privilegjuar gjate kësaj dite. Do bashkëpunoni për gjithçka me atë qe keni ne krah dhe nuk do keni as mosmarrëveshjen me te vogël. Beqaret nuk do e kenë shume mendjen tek krijimi i një lidhjeje, por duke folur me miqtë do ndryshojnë paksa mendim. Financat fatmirësisht nuk do kenë asnjë problem. Mund te shpenzoni edhe pak me tepër nëse dëshironi.

Peshqit

Me ne fund do i konkretizoni disa projekte qe keni menduar për jetën tuaj ne çift dhe do ndiheni me te plotësuar. Harmonia dhe mirëqenia do mbizotërojë gjate gjithë kohës. Beqaret do njihen me persona mjaft tërheqës me te cilët do ia vleje te krijoni një lidhje. Ne planin financiar nuk duhet te kryeni shpenzime shume te mëdha edhe sikur te ardhurat te jene te mira.

Horoskopi ditor, 10 korrik 2013


Dashi

Për pjesën me te madhe te çifteve do mbizotërojë qetësia sot. Nuk do keni as problemin me te vogël, por edhe emocionet nuk do jene aq te furishme. Beqaret do kenë njohje te reja me disa persona qe edhe mund te krijojnë një lidhje. Gjithsesi yjet këshillojnë te mos nxitohen. Financat nuk do jene aspak te këqija kështu qe nuk do keni për çfarë te shqetësoheni.
Demi

Dashuria do jete fusha me e privilegjuar për ju sot. Do flisni hapur me partnerin tuaj për gjithçka dhe nuk do i mbani aspak mëri për ndonjë fjale me tepër qe mund t’iu thotë. Beqaret do jene me fat dhe ka shume mundësi te takojnë princin e tyre te kaltër. Edhe pse financat do jene te qëndrueshme nuk duhet te kryeni shpenzime te pamenduara gjate kësaj dite.

Binjaket

Jeta sentimentale do jete një prioritet për ju sot. Edhe pse do jeni shume te ngarkuar do gjeni kohen e duhur për ta kaluar me te dashurin e zemrës. Beqaret do jene gjate gjithë kohës ne kërkim, por me shume se një aventure kalimtare nuk do arrijnë te kenë. Marsi do jete planeti qe do ndikoje negativisht tek financat dhe ato do jene goxha te dobëta. Kujdes me shpenzimet.
Gaforrja

Një klime e tensionuar do mbizotërojë gjate gjithë kësaj dite ne jetën tuaj ne çift. Nuk do bini dakord me ato qe do thotë partnerin dhe ai po ashtu me idetë tuaja. Me mire qëndroni pak larg njeri-tjetrit. Beqaret do kenë takime mjaft interesante. Mos ngurroni te flisni hapur me personat qe do keni pranë. Për financat do jete dite me fat. Përfitoni për te kryer investimet e nevojshme.
Luani

Do i kushtoni me shume se kurrë vëmendje personit qe keni ne krah sot dhe nuk do vini asgjë para tij. Nga ana tjetër ai do organizoje një darke romantike dhe do iu beje një propozim. Beqaret do kenë disa takime, por nuk do jene te vendosur për te bere zgjedhje. Jupiteri do iu ndihmoje te përmirësoni financat dhe me ne fund do dilni nga situata e vështirë.
Virgjeresha

Nëse kohet e fundit jeta juaj ne çift ka qene e mërzitshme, sot situata do filloje te stabilizohet. Do dini te falni dhe te kërkoni falje. Beqaret do bëjnë gjithçka për te gjetur gjysmën e tyre, por as sot nuk kane për t’ia arritur. Mos bini ne pesimizëm sepse yjet parashikojnë shume shpejt ndryshime. Për menaxhimin e financave besojuni vetëm specialisteve.
Peshorja

Nëse nuk tregoheni te moderuar dhe te arsyeshëm ne lidhjen qe keni krijuar do keni probleme te mëdha. Mundohuni te mos e teproni me kritikat dhe te tregoheni me tolerante. Beqaret do argëtohen mjaft me miqtë e tyre dhe as qe do iu shkoje ne mendje te kërkojnë me ngulm dashurinë. Ne planin financiar do arrini ta stabilizoni situatën dhe do ndiheni me te qete.
Akrepi

Do bëni çmos qe ta ndryshoni rutinën e jetës suaj ne çift gjate kësaj dite dhe atmosfera do filloje te ngrohet mjaft. Edhe ata qe kane pasur debate te shumta do ndihen me te qete. Beqaret nuk do kenë kohe te kërkojnë dashurinë sepse do jene te angazhuar me pune. Financat nga ana tjetër do i menaxhoni me shume kujdes dhe rigorozitet.
Shigjetari

Do e mbroni shume lidhjen tuaj sot dhe nuk do lejoni askënd te futet ndërmjet jush. Për vendimet qe do iu duhet te merrni dëgjoni vetëm partnerin dhe veten, jo miqtë apo familjaret. Beqaret duhet t’i bëjnë sytë katër sepse ka gjasa qe rreth e rrotull te jete personin i ëndrrave. Ne planin financiar duhet te tregoheni me vigjilente se kurrë. Gabimi me i vogël do iu shkatërrojë.
Bricjapi

Jeta sentimentale e çifteve do jete e favorizuar nga yjet sot. Do bashkëpunoni për gjithçka me njeri-tjetrin dhe nuk do mbani inateve te kota. Beqaret do jene sharmante dhe do marrin ftesa te shumta. Beni disa përzgjedhje ne mënyrë qe ta keni te lehte te vendosni me pas për personin e duhur. Financat do jene te mira, megjithatë nuk duhet te luani shume me zjarrin.
Ujori

Do ndikoheni pozitivisht nga yjet sot dhe jeta ne çift do jete e mrekullueshme. Do ndryshoni si me magji sjelljen ndaj partnerit dhe do tregoheni me te hapur ndaj rij. Beqaret do kalojnë një dite te zakonshme dhe pa ndonjë takim impresionues. Ne planin financiar mos kërkoni te pasuroheni shpejt sepse do dilni te humbur. Çdo gjë duhet bere me kujdes.
Peshqit

Duhet me patjetër te bëni lëshime ne jetën tuaj ne çift sepse po vazhduat me kokëfortësinë qe iu karakterizon do keni probleme te mëdha. Beqaret nga ana tjetër nuk duhet te nxitohen për asgjë. Gjithçka ka kohen e vet kështu qe lërjani kohës rrjedhën e jetës. Nëse nuk doni qe financat te destabilizohen i kryeni me shume maturi shpenzimet dhe shmangni investimet e mëdha.